I riu qe humbi jeten ne aksident Kryetar i Forumit Rinor, Baci...

I riu qe humbi jeten ne aksident Kryetar i Forumit Rinor, Baci mesazh per humbjen e tij

3844
SHPËRNDAJE

I riu që shihni në foto është Klajdi Kaja, 28-vjeçari që humbi jetën dje tragjikisht në punë, në By-Passin Orikum-Kaninë. 

Mësohet se i riu ishte pasagjer në kamionin që u aksidentua, ndërsa humbi jetën bashkë me kolegun e tij. 

Në lidhje me ngjarjen ka reaguar dhe deputeti i PD-së për qarkun e Fierit, Luan Baçi. Ky i fundit theksoi se Klajdi ishte kryetari i forumit rinor, në njësinë Administrative, Bubullim të Lushnjës. 

MESAZHI I LUAN BACIT
Klajdi Kaja 28 Vjeç, djali i vetem i familjes Kaja
Lamtumir i dashur Klajdi!
Na trishtove shume mik!
Me shume dhimbje dhe trishtim percjellim sot, per ne parajse, kryetarin e forumit rinor, NJ.V. Bubullim Lushnje, Klajdi Kaja 28 Vjeç, djali i vetem i familjes Kaja!
Aksidenti tragjik, te largoi nga babai, nena dhe motrat,qe te deshen aq shume, te largoi nga shoket dhe shoqet, te largoi nga miqte e tu te shumte!
Te largoi nga ne nga koleget e tu te Partise Demokratike!
Ne sot po te percjellim me shume dhimbje dhe nuk do te harrojme kurre, do te kujtojme me mall, dashuri dhe respekt!
Lamtumir Klajdi, qofsh i parajses!

280747545 3379213032218756 7195230541518369424 N

S'KA KOMENTE