Sot do të jepet lamtumira e fundit për 6-vjeçaren shqiptare, e cila u mbyt në plazhin e Korinthit në Greqi më 23 gusht. Amelia e vogël do të varroset në Shqipëri.Ndërsa mësohet se babai i saj nuk do të jetë i pranishëm në ceremoni, pasi është nën hetim, e për pasojë nuk i lejohet të lëvizë jashtë vendit.
Babai i Amelias akuzohet për ekspozim të të miturës në rrezik.Ai po procedohet në gjendje të lirët me kushte kufizuese nga drejtësia greke.Amelia u mbyt në sytë e të atit, teksa ai tentoi të ngjiste në varkë.
6-vjeçarja është pikasur nga një peshkatar nën një varkë të ankoruar dhe është transportuar me ambulancën e EKAB në Spitalin e Përgjithshëm të Korinthit, ku është konstatuar e vdekur.
Sipas rrëfimit të babit shqiptar, ai nuk u zhyt për ta shpëtuar të bijën, pasi siç thotë vuan nga astma, e si rrjedhojë nuk mund të marrë frymë në ujë.42-vjeçari foli dje për protothema,gr.Ai tha se nuk do ta dëmtonte kurrë fëmijën e tij, pasi e adhuronte atë.“Nuk do ta dëmtoja fëmijën, e adhuroja. E adhuroja fëmijën tim, ajo ishte forca ime. Kur fëmija erdhi në shtëpi mora forcë”, tha 42-vjeçari, ndërsa shton se ai dhe gruaja e tij nuk kanë asnjë problem.
“Unë dhe gruaja ime nuk kemi asnjë problem, nuk kemi asnjë akuzë mes nesh. Ne jemi bashkë në atë që na ndodhi. Unë e pata fëmijën për një muaj rresht. Vija nga puna çdo pasdite dhe e merrja”, thekson 42-vjeçari.
“Sot fëmija im largohet dhe shkon në vendin tim për ta varrosur. Nuk jam në gjendje të them asgjë tjetër. Unë thashë gjithçka në dëshminë time”, përfundon ai.