I hodhi acid ish partneres, shpallet në kërkim 49-vjeçari

I hodhi acid ish partneres, shpallet në kërkim 49-vjeçari

311
SHPËRNDAJE

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Durrës. Një 49-vjeçar me inicialet Y.M., banues në Durrës i ka hedhur acid një vajze. Ngjarja ka ndodhur pas ndarjes së tyre. Mësohet se ish-partneri i saj, shtetasi me inicialet Y.M. pas një konflikti, ka shkuar në biznesin e saj dhe e ka dëmtuar duke i hedhur substancë të dëmshme (acid) në trup.

Për ngjarjen e rëndë, Specialistët për Hetimin e Krimeve në Stacionin e Policisë Plazh referuan materialet në Porkurori dhe po punojnë për kapjen e 49-vjeçarit.

Ndërkohë materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Njoftimi: Specialistët për Hetimin e Krimeve në Stacioni e Policisë Plazh referuan materialet në Prokurori dhe po punojnë për kapjen e shtetasve:
Y. M., 49 vjeç, banues në Durrës, pasi dyshohet se ka dëmtuar me substancë të dëmshme (acid), një shtetase.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

S'KA KOMENTE