I dehur ne timon,arrestohet 50 vjecari ne Fier

I dehur ne timon,arrestohet 50 vjecari ne Fier

2398
SHPËRNDAJE

DVP Fier

Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor në DVP Fier arrestuan në flagrancë shtetasin A. Ç., 50 vjeç, banues në Fier, pasi është kapur nga shërbimet e Policisë, duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal për shtetasin E. H., 40 vjeç, banues në Fier, pasi bashkëshortja e tij ka kallëzuar se ky shtetas nuk e lejon të takojë fëmijët e saj të mitur, sipas vendimit të Gjykatës Fier.

U referuan materialet në Prokurori, pasi në fshatin Rrapëz, Lushnjë, në marketin e karburantit në pronësi të shtetasit E. M., 29 vjeç, janë vjedhur një sasi parash. Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

S'KA KOMENTE