I dehur ne timon arrestohet 30 vjecari ne Fier

I dehur ne timon arrestohet 30 vjecari ne Fier

1108
SHPËRNDAJE

DVP Fier/Arrestohen në flagrancë 2 shtetas për vepra të ndryshme penale 1 procedohet ne gjendje te lire

Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor të DVP Fier arrestuan në flagrancë shtetasin A. G., 30 vjeç, banues në Petovë, Fier, pasi është kapur nga shërbimet e Policisë, duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lushnjë arrestuan shtetasin R. C., 57 vjeç, banues në Lushnjë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin A. D., 44 vjeç, banues në Arapaj, Roskovec, pasi dyshohet se për motive pronësie, ka kanosur me fjalë, një shtetas. Gjatë kontrollit në banesën e shtetasit A. D. u gjet një pushkë sportive me ajër, që e mbante pa lejen përkatëse. 

S'KA KOMENTE