Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur rreth orës 16:50, në aksin rrugor Bilisht-Kapshticë, në afërsi të fshatit Kapshticë, Devoll.
Drejtuesi i mjetit, shtetasi me inicialet A. Sh., rreth 31 vjeç, banues në fshatin Hoçisht, Devoll, duke drejtuar mjetin tip “Hyundai”, dyshohet se ka humbur kontrollin e mjetit dhe ka dalë nga rruga.
Si pasojë e aksidentit ka humbur jetën drejtuesi i mjetit dhe është dëmtuar pasagjeri shtetasi A. B., i cili ndodhet në Spitalin e Bilishtit jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave dhe përcaktimin e shkaqeve të daljes nga rruga të automjetit.