Humb jetën ne aksident ne Itali ,35 vjeçarja shqiptare që po udhëtonte...

Humb jetën ne aksident ne Itali ,35 vjeçarja shqiptare që po udhëtonte për në shtëpi

890
SHPËRNDAJE

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në autostradën A7 në Itali ku një 46 vjeçar italian, shtetasi Giuseppe Garavaglia ka ecur kundravajtje për 5 kilometra me rradhë derisa ka përplasur makinën ku po udhëtonte shtetasja shqiptare, Matilda Hidri 35 vjeçe e cila ka ndërruar jetë në vend. I vdekur ka mbetur edhe 46 vjeçari që shkaktoi tragjedinë.

35 vjeçarja nuk mundi të bënte asgjë për t’ju shmangur aksidentit. Në përplasje janë përfshirë pesë automjete, shkruajnë mediat italiane

Tre persona të tjerë u plagosën, mes tyre një fëmijë katër vjeçar. Ndërsa dy viktimat të dy po udhëtonin vetëm në makinat e tyre pa pasagjerë të tjerë.

S'KA KOMENTE