Harta e re Gjyqësore, Dhoma e Avokatisë paralajmëron protestë para godinës së...

Harta e re Gjyqësore, Dhoma e Avokatisë paralajmëron protestë para godinës së KLGJ-së

98
SHPËRNDAJE

Dhoma Kombëtare e Avokatisë ka njoftuar sot se më 14 korrik do të organizojë një protestë përpara godinës së Këshillit të Lartë Gjyqësor. Protesta është paralajmëruar për në orën 11.00 dhe të gjithë avokatët janë ftuar që të jenë të pranishëm.

Kujtojmë se më herët gjatë korrikut, Dhoma e Avokatisë njoftoi për vendosjen e bojkotit të përgjithshëm pa afat të seancave, ndërsa për masat e sigurimit u vendos bojkot dhjetëditor.

Mesditën e së enjtes së kaluar në një mbledhje që zgjati rreth dy orë, sërish pati debate të forta mes avokatëve pasi një pjesë e tyre kërkonin ndërprerjen e bojkotit dhe nisjen e proceseve gjyqësore.

Shkak për protestën është bërë harte e re gjyqësore që KLGJ i ka propozuar për miratim Ministrisë së Drejtësisë dhe asaj të financave për shkrirjen e 18 gjykatave në vend. Kryetari Maksim Haxhia njoftoi se gjatë bojkotit të parë, disa avokatë kanë frekuentuar proceset gjyqësore dhe ndaj tyre në mbledhjen e radhës komisioni i disiplinës do të marrë masa deri në heqjen e licencës.

Harta e re gjyqësore parashikon në total 13 gjykata të shkallës së parë, 2 gjykatë administrative dhe shkrirjen e gjykatave të apelit në një të vetme. Avokatët i kërkojnë qeverisë të mos e miratojë këtë skemë.

S'KA KOMENTE