Gruaja që kerceu me Ramën : Ju doni dhe s’po e takoni,...

Gruaja që kerceu me Ramën : Ju doni dhe s’po e takoni, unë kërceva me kryeministrin

233
SHPËRNDAJE

Sanije Myrto është gruaja e cila u bë virale në rrjet pas kërcimit që bëri me kryeministrin Edi Rama disa ditë më parë në Kamzë.

Ajo prej vitesh punon në pastrim gjelmbërimin në zonën e Kamzës dhe tregoi se atë ditë ndodheshin për të mbjellë disa pemë, mirëpo më pas qëndruan për të dëgjyar kryeministrin Edi Rama ku dhe më pas nuk mungoi dhe një kërcim mes saj dhe Ramës, kërcim të cilin ashtu si dhe vetë ajo e thotë “ia ndjeu shpirti”.

Gruaja u shpreh se tashmë  të gjithë e njohin në zonën e Kamzës, e madje kanë përshëndetje shumë miqësore me të.

“Ndihem shumë mirë, ishte kënaqësi, u argëtuam, u bëmë. Ju po kërkoheni të takoheni me kryeministrin dhe se takoni dot, unë kërceva me të. Është kënaqësi për mua, asnjë gjë të keqe nuk ka. Ma ndjevi shpirti.

Ne po mbillnim pemë faktikisht, ndaluam dhe e pritëm kryeministrin, jam mbështetëse e Partisë Socialiste. Janë të pritur, janë të dashur, të gjitha të mirat i kanë, tani kemi shpresë të na rrisin çik pensionet, çik rrogat.

Tani si gjithë të tjerët jetojmë edhe neve, rrogat i kemi çik problem. Na vuri këtë Rakipin këtu, jemi ndjerë mirë, kemi bërë ca punime që na duheshin, në kohën e pandemisë na i kanë sjellë vetë ndihmat në shtëpi, na kanë bërë për vete.

Te Bashkia të gjitha ato gocat janë shumë të mira, unë jam punonjëse e pastrim gjelbërimit në Bashkinë e Kamzës. Te Bashkia jam shumë e kënaqur, marr një 400 mijë lekësh, dhe jam shumë e kënaqur”, u shpreh ajo.

S'KA KOMENTE