Gruaja nga Patosi qe cdo dite kujdeset per mbi 1000 derra

Gruaja nga Patosi qe cdo dite kujdeset per mbi 1000 derra

1587
SHPËRNDAJE

Klarida Semanjaku nga fshati Sheqishte i Bashkise Patos prej dy vitesh ka ngritur nje kompleks ne rritjen dhe mbareshtrimin e derrave me nje siperfaqe prej 960 m2

Fale nje financimi te perfituar nga Ipard II ,Klarida sot eshte sipermarrese e nje kompleksi modern te 1000 derrave ku qe nga godina dhe deri tek ushqyerja e derrave kryhet nermjet mekanikes moderne.

Klarida  ka treguar se  gjithcka qe ka aritur sot ka nisur para 10 viteve.

” Nga nje mini-ferme qe siguronte furnizim te biznesit familjar ,rritem dhe zmadhuam kapitalin nga viti ne vit  dhe duke pare perfitimet dhe kerkesat e shumta te tregut per mishin e gicit menduam dhe aplikuam te zmadhuar kapacitetet per ndertimin e kesaj stalle qe kemi sot. 

Kjo stalle ka thene Klarida e ka ciklin e mbyllur te prodhimit ne gati 3000 krere  ne nje vit,qe nga lindja e gicave dhe deri ne majmeri dhe therje te mishit per treg.Ushqyerja ka nje rol te rendesishem ne perfitimin e nje produkti bio ndaj dhe per kete qellim kemi marr 100 ha toke me qera qe sigurojme bazen ushqimore per gicat. Megjithese pjesa me e madhe e punes kryhet me transportier per ushqyerjen e gicave ne keni punesuar edhe 7 punonjes me paga te kenaqshme. Nga puna qe kemi ngritur deri tani jemi te kenaqur dhe synojme te rrisim me tek kapacaitetet / NEOALB/

S'KA KOMENTE