Gruaja bie nga tarraca e banesës dhe humb jetën

Gruaja bie nga tarraca e banesës dhe humb jetën

817
SHPËRNDAJE

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Tiranë këtë pasdite. 

Policia njofton se në rrugën ‘Fadil Deliu’ një grua ka rënë aksidentalisht nga tarraca e banesës dhe ka humbur jetën.

Informacion paraprak

Më datë 02.04.2022, rreth orës 17:45, në rrugën “Fadil Deliu”, dyshohet se aksidentalisht ka rënë nga tarraca e banesës ku ishte duke punuar, shtetasja S. Ç., 67 vjeçe, dhe si pasojë ka ndërruar jetë në spital. 

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

S'KA KOMENTE