Greqi:Zbardhen fjalët e fundit të shqiptar që u vra aksidentalisht nga banda...

Greqi:Zbardhen fjalët e fundit të shqiptar që u vra aksidentalisht nga banda kriminale

7287
SHPËRNDAJE

Detaje të reja janë mësuar në lidhje me vrasjen e 39-vjeçarit shqiptar në Athinë, pas një sherri mes anëtarëve të një bande kriminale po nga Shqiperia.

Trupi i shqiptarit që punonte hidraulik, u identifikua mëngjesin e djeshëm nga vëllai i tij.

Në të njëjtën kohë, nusja e 39-vjeçarit përshkruan në protothema.gr minutat e fundit dramatike që i riu shqiptar përjetoi në kafenenë e Rrugës Kastamonis në Nea Joni nga shtatë autorët shqiptarë .

“Ajo që zbuluam ishte se ai doli jashtë për të shpëtuar sapo pa të shtënat dhe aty e goditën.

 Ai ndoshta e kuptoi se çfarë ndodhi dhe vrapoi të largohej por nuk ia doli. Më herët fliste me kamarieret dhe i pyeste se kush ishin sepse nuk i njihte. Kur e pa zënkën e tyre, bërtiti ‘qetësohuni djema, qetësohuni’” , thotë bashkëshortja e vëllait 39-vjeçar dhe flet për një fëmijë punëtor që nuk kishte asnjë ngatërresë me njerëz si ata të përfshirë në përleshjen vrastare. .

“Ai nuk njihte asnjë prej tyre. Nuk kishte lidhje me ta.  Nuk e di nëse ndonjëherë shkonte për të parë ndeshje si të martën. Ishte punëtor dhe i qetë ”, thekson ajo, të cilët bashkë me vëllezërit e motrat e 39-vjeçarit po përgatiten ta shoqërojnë nesër në banesën e fundit, në vendlindje.

S'KA KOMENTE