Greqi:Fëmija shqiptar mbytet në pishinë, babai po punonte në oborrin e shtëpisë

Greqi:Fëmija shqiptar mbytet në pishinë, babai po punonte në oborrin e shtëpisë

3951
SHPËRNDAJE

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në ishullin e Kretës në Greqi.

Një fëmijë 3-vjeçar është mbytur në pishinë, teksa babai i tij me origjinë shqiptare po punonte në oborrin e shtëpisë.

Sipas medieve lokale, fëmija po luante në oborr, ndërsa i ati po punonte. Tragjedia ka ndodhur në pak sekonda, kur në rrethana ende të paqarta fëmija i ka shpëtuar vëmendjes së të atit, e për pasojë ra në pishinë.

Athens shkruan se vogëlushi u nxor nga pishina pa puls dhe se pavarësisht përpjekjeve të mjekëve 3-vjeçari ndërroi jetë në spital.

Ndërkohë autoritetet greke kanë nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes.

S'KA KOMENTE