Greqia po perballet me shifra te larta nga Covid/93 të vdekur dhe...

Greqia po perballet me shifra te larta nga Covid/93 të vdekur dhe mbi 19 mijë raste të reja me Covid brenda 24 orëve

54
SHPËRNDAJE

Numri i rasteve pozitive me Covid në Greqi vazhdon të mbetet i lartë.

Në 24 orët e fundit në vendin fqinj janë regjistruar 19,504 raste me infeksione, ndërsa 93 persona kanë ndërruar jetë nga koronavirusi.

Ministria e Shëndetësisë njofton se në 7 ditët e fundit, 363 raste pozitive konsiderohen të lidhura nga udhëtimet jashtë vendit.

Mësohet se numri i të intubuarve në spitale në 24 orët e fundit është 484, nga të cilët 63% janë burra.

S'KA KOMENTE