Greqi:52-vjeçarja i hedh benzinë dhe i vë flakën burrit

Greqi:52-vjeçarja i hedh benzinë dhe i vë flakën burrit

4096
SHPËRNDAJE

Një 52-vjeçare shqiptare është vënë në prangat e policisë në Greqi, pasi ka tentuar të djegë bashkëshortin e saj, duke i hedhur benzinë.

Më tej shqiptarja gënjeu dhe punonjësit e policisë, duke i thënë se bashkëshorti i saj kishte tentuar që të vriste veten.

Skena e rëndë ka ndodhur në orën 21:30 të mbrëmjes së djeshme. Sipas policisë, pas një sherri të ashpër me bashkëshortin e saj, gruaja e ka sulmuar me benzinë dhe ka shkuar për ta djegur të gjallë.

Burri në gjendje të mjerueshme dha alarmin, ndërsa fqinjët njoftuan policinë dhe 50-vjeccarja u arrestua.

Ndërkohë, gruaja ka mohuar ngjarjen, duke u justifikuar se i shoqi kishte tentuar që t’i vinte flakën vetes, një arsyetim që nuk u besua. Viktima po trajtohet me djegie në spitalin “Georgios Gennimatas”.

S'KA KOMENTE