GREQI/ Zbardhen emrat e të arrestuarve për vrasjen e 32-vjeçarit shqiptarit

GREQI/ Zbardhen emrat e të arrestuarve për vrasjen e 32-vjeçarit shqiptarit

160
SHPËRNDAJE

Dy ditë më parë autoritetet greke njoftuan zbardhjen e vrasjes së Ari Papës, pas dy vitesh hetime intensive.

Mesohet se personat e arrestuar nga policia greke në lidhje me ngjarjen, janë: taksisti shqiptar, i identifikuar si Juljan Ymer Ymeri, lindur me 23.02.1977 nga Tirana. Ymeri rezulton se ne skedat e policisë greke ka edhe emrat Ervin e Beniamin si dhe mbiemrin Rexhepi, si dhe shtetasi grek i identifikuar si Fotios Stavrou, i lindur më 1967.

Të dy personat e mësipërm kanë marrë pjesë në vrasje si transportues me automjet të ekzekutorit, i cili është ende i paidentifikuar dhe mendohet se fshihet në Shqipëri, ndërkohë taksisti shqiptar rezulton me precedentë për trafik klandestinesh.

foto galeri

Kujtojmë se Ari Papa u vra në 30 maj 2021 në një lokal në Sepolia të Athinës.

Papa i ka shpëtuar 3 atentateve të mëparshme ndërkohë që rezulton i përfshirë në një grup kriminal në Greqi për trafik droge dhe vrasje.

Ari Papa konsiderohet një nga personazhet e rëndësishme të mafies shqiptare në Greqi.

Profili:

Ari Kosta Papa, i datëlindjes 02.10.1989, nga fshati Dhiver i Sarandës, i njohur me pseudonimin “Ari vogël”, nuk rezulton të ketë fotografi as në regjistrin e gjendjes civile të Sarandës e Finiqit, por as në sistemin TIMS. Në Shqipëri ai është një “fantazëm”, edhe pse një ish-oficer i policisë së Sarandës, i cili kërkon që identiteti i tij të mbetet i fshehtë, shprehet se: “Arin e vogël e njoh vetëm si emër, por të dhënat e mia e lidhin atë ndoshta me krime të ndodhura në Sarandë në vitet 2005-2006 ose me protagonistë banorë të Sarandës në Athinë në vitet e mëpasshme”.

Megjithatë në Greqi, Ari Papa është një person me background të pasur kriminal. Ai ishte i skeduar për trafik droge dhe grabitje, por ajo që e ngarkonte më tepër historinë e tij ishte tentativa për ta eliminuar fizikisht, edhe jo njëherë, por tre herë, aq sa ai lëvizte rrugëve të Athinës me anti-plumb. Herën e katërt, ata që e deshën të vdekur, ia arritën qëllimit. Pak minuta para se ora të shënonte 18.00, 32-vjeçari nga Saranda u qëllua pas shpine 8 herë me pistoletë, teksa pinte kafe në bar “Kayak” në rrugën “Dyrrahu 30” në Sepolia.

S'KA KOMENTE