Greqi/ I afërmi dhe persona të tjerë abuzuan seksualisht me 13-vjeçaren, ajo...

Greqi/ I afërmi dhe persona të tjerë abuzuan seksualisht me 13-vjeçaren, ajo solli në jetë fëmijën e përdhunuesit

116
SHPËRNDAJE

Zbardhet një tjetër rast horror me një vajzë të mitur viktimë, këtë herë në Lakoni të Greqisë.

Sipas informacioneve të mediave greke, një vajzë 13-vjeçare dyshohet se është përdhunuar nga  një i afërm i saj, duke mbetur shtatzënë . Në fakt, vajza dyshohet se është abuzuar edhe pas lindjes nga një tjetër i afërm që e ka pritur në Athinë.

Në veçanti, sipas të njëjtave informacione, 13-vjeçarja kishte mbetur shtatzënë dhe në fund të vitit 2022, ku sipas deklaratave të saj edhe pasi ajo lindi fëmijën e përdhunuesit të saj në një maternitet në Athinë, vazhdonte të dhunohej. Rasti mobilizoi policinë, e cila pas deklaratës së të miturës, e cila vuri në dukje dy të huaj që dyshohej se e kishin përdhunuar, i arrestoi ata, ku pranuan se kishin kryer marrëdhënie me 13-vjeçaren, por duke mohuar akuzën e përdhunimit, duke theksuar se u bë me vullnetin e saj.

Ngjarja tronditëse është bërë publoike pas një deklarate të së miturës në shkurt të vitit 2023 në organet gjyqësore, ku u arrestua i afërmi i saj i cili siç tha e mitura e dhunoi, madje dyshohet se është babai i fëmijës 13-vjeçarja vjeçarja lindi. Siç bëhet e ditur, i afërmi i të miturit dyshohet se përdorte substanca për të kryer veprimet e tij të tmerrshme. Sipas informacioneve, ky person po mbahet në burg për një tjetër vepër penale.
Pas lindjes, 13-vjeçarja u ankua se ishte pritur në shtëpinë e një të afërmi tjetër në Athinë, i cili siç u ankua ajo e kishte dhunuar.

S'KA KOMENTE