GREQI/Gruaja gjen zarfin me 17 mijë euro në rrugë dhe e dorëzon...

GREQI/Gruaja gjen zarfin me 17 mijë euro në rrugë dhe e dorëzon në polici

4174
SHPËRNDAJE

Një grua në Trikala të Greqisë ka gjetur një zarf me 17 mijë euro dhe më pas e dorëzoi në polici. Sipas mediave greke, gruaja e ka gjetur zarfin me eurot pranë tregut publik teksa po ecte në këmbë.

Ajo e mori për të parë se çfarë kishte dhe u befasua kur pa shumën e parave që ndodhej në të. Pa u menduar shumë ajo i është drejtuar policisë për të dorëzuar zarfin.

Pak më vonë pronari i parave shkoi në polici dhe donte t’i jepte gruas një shpërblim por ajo u mjaftua me falenderimet e tij


S'KA KOMENTE