Greqi/E vrau shqiptari me sëpatë, flet gruaja e viktimës

Greqi/E vrau shqiptari me sëpatë, flet gruaja e viktimës

83
SHPËRNDAJE

Kanë dalë detaje të reja nga ngjarja e rëndë në Greqi ku shtetasi grek, u godit me sëpatë nga një prej vëllezërve shqiptarë. Bëhet e ditur se viktima është babai i një 24-vjeçari të akuzuar për përdhunim. I riu dyshohet se ka abuzuar seksualisht me një 14-vjeçare në shtator, në plazhin e Nea Skioni.

Ai po hetohet në gjendje të lirë, ndërsa adoleshentja është ekzaminuar nga mjeku dhe ka rrëfyer ngjarjen te psikologu. Por 24-vjeçari i ka mohuar akuzat.

Ndërkohë mësohet se banorët e komunitetit të vogël ku ndodhi ngjarja kanë frikë të flasin për vrasjen e 53-vjeçarit, i cili u qëllua me sëpatë nga shqiptarët jashtë banesës së tij.

Mësohet se dy familjet kanë pasur konflikte të herë pas hershme me njëri-tjetrin dhe se patrullat e policisë kanë mbërritur disa herë jashtë banesës së viktimës.

53-vjeçari njihej në zonë me një nofkë specifike dhe sipas banorëve ka pasur shpesh përleshje me familjen shqiptare, por edhe me persona të tjerë në zonë dhe shumë prej tyre e kishin frikë.

Krimi ndodhi pak pas orës 23:00 të mbrëmjes së të enjtes kur 27-vjeçari shqiptar, i cili ishte në një lidhje me vajzën e viktimës, shkoi në shtëpinë e 53-vjeçarit me vëllain e tij 47-vjeçar.

Viktima ka dalë nga shtëpia me të brendshme dhe pa këmishë, ndërsa shoqërohej nga vajza e tij 18-vjeçare dhe djali i tij 24-vjeçar.

Brenda rrugicës së vogël ku ndodhet shtëpia ka nisur një përleshje e fortë, ku 27-vjeçari ka shtyrë partneren e tij dhe ka plagosur me thikë vëllanë e saj.

Ndërsa 47-vjeçari e ka goditur viktimën me sëpatë në gjoks dhe më pas duket se janë larguar nga vendi i ngjarjes.

“Pas ngjarjes, gruaja dhe fëmijët e hipën në makinë viktimën dhe u larguan nga shtëpia, por ai nuk ndihej mirë dhe se po i dhimbte zemra.

Ndaluan makinën në një karburanti të vjetër në zonë, e nxorën jashtë të shtrihej dhe në momentin që mbërriti ambulanca ai kishte vdekur”, ka përshkruar për protothema.gr një banor i zonës.

Sipas banorëve, 18-vjeçarja ishte në një lidhje prej më shumë se dy vitesh me 27-vjeçaren e akuzuar për vrasjen e babait të saj, por nuk dihet nëse sherri ka shpërthyer për arsye që lidhen me çiftin apo mosmarrëveshjet që dyshohet se kanë pasur dy familjet.

“Ne menduam se ishte nga zemra e tij, por ai ishte goditur”, tha gruaja e 53-vjeçarit.

Në gjendje të keqe psikologjike, bashkëshortja e 53-vjeçarit tha se ngjarja ka ndodhur jashtë shtëpisë së familjes dhe fjalën e ka drejtësia.

“U bë një zhurmë dhe thirrëm policinë. Burri im ndjeu një dhimbje dhe filloi ti ftohej trupi. Ne menduam se e kishte nga zemra, por ai u godit. Nuk dua të them gjë tjetër, çështjen e ka marrë policia”, tha për protothema.gr bashkëshortja e viktimës.

Një i afërm i tij u shpreh, “ende nuk e dimë saktësisht se si ka ndodhur ngjarja tragjike. E dimë që të enjten mbrëma ka pasur një përleshje shumë të madhe për çështje personale. Ndoshta mes 27-vjeçarit dhe vjehrrit të tij. Vdekja erdhi si pasojë e arrestit kardiak, pas goditjeve që mori. Të gjithë jemi të shokuar dhe po përpiqemi të mbështesim gruan e tij”.

S'KA KOMENTE