Greqi, 43-vjeçarit i zbulohen 2.5 milionë materiale pornografike për fëmijë

Greqi, 43-vjeçarit i zbulohen 2.5 milionë materiale pornografike për fëmijë

483
SHPËRNDAJE

Një zbulim tronditës është bërë nga policia greke. Ata kanë arrtiur të arrestojnë një 43-vjeçar që posedonte një dosje voluminoze me rreth 2.5 milionë materiale pornografike për fëmijë.

I arrestuari është punonjës i një supermarketi dhe është lënë nga autoritetet në paraburgim, pasi ky është rasti më i madh i pornografisë së fëmijëve për sa i përket sasisë së dosjeve.

Burime policore bëjnë me dije për Zougla.gr se autori është arrestuar më 6 qershor. Sipas të dhënave ai kishte filluar të grumbullonte materiale pornografike rreth 20 vite më parë dhe përmbajtja ishte për fëmijët nga 3 vjeç e sipër.

I arrestuari jetonte në shtëpinë e prindërve të tij, ndërsa ende nuk dihet nëse fitonte para nga materialet që dispononte apo ishte i fiksuar pas pornografisë me të mitur.

Sipas mediave greke kjo do të provohet pasi hetuesi pritet të urdhërojë hapjen e llogarive bankare, ndërsa provat dixhitale do t’i dërgohen Në/Drejtorisë së Hetimeve Kriminologjike të Greqisë Veriore për  ekzaminim të mëtejshëm laboratorik.

Detajet që çuan Drejtorinë e Krimeve Kibernetike drejt hetimeve të mëtejshme erdhën nga  Europol, në kuadër të një operacioni në rrjetin e errët të internetit (Darknet) të kryer nga  autoritetet franceze  në fillim të vitit të kaluar.

S'KA KOMENTE