Greqi/ 40-vjeçari shtypet në koshin e përpunimit të plehrave (Video)

Greqi/ 40-vjeçari shtypet në koshin e përpunimit të plehrave (Video)

3985
SHPËRNDAJE

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Greqi, ku një i pastrehë ka humbur jetën në mënyrë tragjike.

Trupi i të pastrehut u gjet i shtypur në koshin robot të përpunimit të mbeturinave në veri-lindje të Greqisë, në Aleksandhroupolis. Mediet greke raportojnë se trupi i viktimës ishte bërë copash nga makineria në koshin robot.

Dyshohet se viktima është rreth 40 vjeç. Trupi i viktimës u nxor nga koshi nga ekipet zjarrfikëse të zonës.Sipas përshkrimeve të dëshmitarëve i pastrehu kishte hyrë plotësisht në kosh, ndërsa fillimisht u gjet nga një qytetar, i cili në momentin që u afruan te koshi robot pa një këmbë të varej nga atje. Kryetari i bashkisë së Aleksandhroupolis thotë se viktima nuk është identifikuar ende.

S'KA KOMENTE