GREQI-3 shqiptarë mes 14 të arrestuarve për 105 kg KOKAINË të sekuestruar

GREQI-3 shqiptarë mes 14 të arrestuarve për 105 kg KOKAINË të sekuestruar

503
SHPËRNDAJE

Tre shtetas shqiptarë janë mes 14 të arrestuarve pas sekuestrimit të një ngarkese prej plot 105 kilogram kokainë në Selanik të Greqisë.

Droga nga Amerika e Jugut ishte sjellë në Selanik me një anije mallrash dhe ishte fshehur në pjesën e jashtme të kontejnerëve të transportit që mbanin një ngarkesë bananesh nga Ekuadori.

Policia e Maqedonisë së Veriut tha në një deklaratë se janë arrestuar tre burra dhe një grua teksa po tentonin të kalonin kufirin nga Greqia. Të katër janë shtetas të Maqedonisë së Veriut dhe dyshohet se i përkasin një rrjeti ndërkombëtar të krimit të organizuar, thuhet në deklaratë.

Ndërsa autoritetet greke njoftuan se operacioni i Selanikut u realizua përmes koordinimit me DEA-n amerikane. Të dyshuarit e arrestuar në Greqi janë identifikuar si shtatë grekë dhe tre shqiptarë.

S'KA KOMENTE