Grabitje me armë,maskat hyjnë në një banesë dhe vjedhin 8 mijë euro

Grabitje me armë,maskat hyjnë në një banesë dhe vjedhin 8 mijë euro

787
SHPËRNDAJE

Grabitje me maska pak pas mesnate në Klos. Persona të armatosur dhe të maskuar kanë grabitur një banesë. Ngjarja ndodhi rreth orës 2 të mëngjesit në fshatin Dom. 

Mesohet se 5 persona të armatosur me maska pasi kanë hyrë në banesë kanë grabitur prej aty një shumë prej 8 mijë eurosh dhe 1 milion lekë shqiptare. Po ashtu hajdutët kanë vjedhur dhe sende me vlerë. 

Policia dhe grupi hetimor ndodhen aktualisht në vendin e ngjarjes, ndërsa kanë vijuar hetimet për identifikimin dhe arrestimin e autorëve.

S'KA KOMENTE