Grabitje me armë në një karburant në Greqi, arrestohet 20-vjeçari shqiptar

Grabitje me armë në një karburant në Greqi, arrestohet 20-vjeçari shqiptar

397
SHPËRNDAJE

Një grabitje me armë ndodhi mëngjesin e së premtes në një pikë karburanti në zonën e Kalamarisë, në Selanik. Një 20-vjeçar me origjinë shqiptare së bashku me një bashkëpunëtor kanë hyrë në dyqan dhe nën kërcënimin e armës kanë rrëmbyer një shumë parash dhe janë arratisur. 

Pas një hetimi të plotë nga oficerët e policisë së Departamentit të Sigurisë Charilaou – Analipsos, 20-vjeçari u arrestua mbrëmjen e së shtunës në një zonë të Selanikut lindor.

S'KA KOMENTE