Grabiti përmes mashtrimit 145 mln €,gjykata liron shtetasin kinez pasi rrezikohet jeta...

Grabiti përmes mashtrimit 145 mln €,gjykata liron shtetasin kinez pasi rrezikohet jeta në burg

104
SHPËRNDAJE
Liangbin Chen

Lirohet shtetasi kinez, Liangbin Chen që akuzohej për zhvatjen e afro 145 milionë eurove. Chen u arrestua në korrik në Tiranë, por Gjykata e Tiranës caktoi sot masën ‘arrest shtëpie’. 

Mesohet se si argument është përdorur faktit se referuar një akti të Mjekësisë Ligjore i dyshuari nuk mund të qëndrojë në qeli pasi i rrezikohet jeta. Chen do të qëndrojë në arrest shtëpie në mbikëqyrje policore sipas vendimit të firmosur nga gjyqtari Kujtim Vranici. 

CHEN u arrestua më datë 11.07.2022, ora 14:00, në Rinasi pasi në momentin që ka kryer procedurat e regjistrimit në hyrje me linjën ajrore “Air Albania” Londër-Tiranë, ka rezultuar person në kërkim ndërkombëtar, i shpallur nga autoritet kineze. 32-vjeçari, me profesion programues kompjuterik, u arrestua si kreu i një grupi kriminal që ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar për akuzën e “Mashtrimit” me pasoja të rënda. Ky grup kriminal ka mashtruar dhjetëra qytetarë kinezë, ndërkohë aktiviteti ka qenë i shtrirë edhe në Dubai. 

Platforma e ngritur online u mbyll dhe Chen bashkë me bashkëpunëtorët u zhdukën me 1 miliard jen, ose 145 milionë euro. 32-vjeçari mbërriti në Shqipëri nga Dubai dhe dyshohet se do të fshihej në vendin tonë.

S'KA KOMENTE