Gjykata e Posacme merr të pandehur kreun e Bashkisë Mallakastër për falsifikim

Gjykata e Posacme merr të pandehur kreun e Bashkisë Mallakastër për falsifikim

329
SHPËRNDAJE

Gjykata e Posaçme Kundër  Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar merr të pandehur kryebashkiakun e Mallakstrës Qerim Isamilin, për akuzën falsifikimit te formularëve.

Sipas SPAK, Ismaili dyshohet se ka fshehur një dënim në shtetin grek për rrahje, në formularin e deklarimit, ngjarje e ndodhur në vitin 1998.

Hetimet ndaj tij nisën pas denoncimit të Partisë Demokratike. Gjykata pranoi kërkesën e tij për gjykim të shkurtuar, ku seancën e radhës, e cila do mbahet më 19 tetor, pritet që prokuroria të lexojë konkluzionet përfundimtare.

Nëse shpallet fajtor, Ismailaj rrezikon deri në 4 vite burg, në bazë të nenit 190 të Kodit Penal.

S'KA KOMENTE