Gjykata e Posaçme e Apelit liron nga burgu ish-kryebashkiakun e Lushnjes Fatos...

Gjykata e Posaçme e Apelit liron nga burgu ish-kryebashkiakun e Lushnjes Fatos Tushe

149
SHPËRNDAJE

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarët Florjan Kalaja kryesues, Igerta Hysi anëtare dhe Dhimitër Lara anëtar, sot më datë 26.01.2023, zhvilloi seancë gjyqësore për çështjen penale nr. 28 akti, datë 25.01.2023 regjistrimi, regjistruar mbi kërkesën e të pandehurit F.T., për konstatimin e shuarjes së masës së sigurimit personal “arrest në burg” dhe vendosi:
– Konstatimin e shuarjes së masës së sigurimit “arrest në burg” të caktuar ndaj të pandehurit z. F.T., me vendimin nr. 50 datë 05.07.2021 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.
– Urdhërimin e lirimit të menjëhershëm të të pandehurit z. F.T. nga ambientet e paraburgimit nëse liria e tij personale nuk kufizohet për një shkak tjetër ligjor.

S'KA KOMENTE