Gjykata e Lartë nuk pranon rekursin e Lefter Kokës për pasurinë

Gjykata e Lartë nuk pranon rekursin e Lefter Kokës për pasurinë

25
SHPËRNDAJE

Gjykata e Lartë ka vendosur që të mos e pranojë rekursin e bërë nga Lefter Koka, kundër Gjykatës së Apelit të Posaçëm që i ka sekuestruar pasurinë.

Burime bëjnë me dije se sjyqtari Sandës Simoni, ka rrëzuar rekursin e Kokës për heqjen nga sekuestro preventive të kantines së pijeve alkoolike.

“Mospranimin e rekursit të paraqitur nga kërkuesi Lefter Koka, kundër vendimit të Gjykatës së Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar”, thuhet shkrutimisht në njoftimin e Gjykatës së Lartë.

Më herët në 13 Prill, Gjykata e Lartë kishte rrëzuar edhe rekursin e Lefter Kokës për lirimin e tij nga qelia. 

Lefter Koka prej muajsh ndodhet nën masën e arrestit me burg, pasi akuzohet për aferën e inceneratorëve, ku dyshohet se ka marrë 4.9 milionë euro rryshfet.

S'KA KOMENTE