Gjobiten disa parti politike në Shqipëri per shpenzimet ne fushate

Gjobiten disa parti politike në Shqipëri per shpenzimet ne fushate

28
SHPËRNDAJE

Komisioni i Ankimeve dhe Sanksioneve, KAS, ka gjobitur disa parti politike në Shqipëri.

Ky vendim vjen pasi sipas argumentimit të KAS, partitë politike tejkaluan shpenzimet për fushatën zgjedhore të 25 prillit.

Gjobitja për partitë politike është bërë me propozim të kreut të KQZ-së, Ilirian Celibashi.

PS dhe PD dhe disa parti të tjerajanë gjobitur me 500 mijë lekë të reja, ose 5 milion lekë të vjetra.

Partitë që janë gjobitur me 500 mijë lekë:

Partia Socialiste;

Partia Demokratike;

Lëvizja për Zhvillim Kombëtar;

Lëvizja e Legalitetit;

Bashkimi Popullor i Pensionistëve Shqiptarë;

Nisma Thurje;

Bindja Demokratike;

Partia Socialdemokrate;

Balli Kombëtar;

Balli Kombëtar Demokrat.

Ndërkohë Partia Socialiste është sanksionuar edhe me 5 milion lekë të reja, në një sanksionim të dytë.

“Vendosjen e sanksionit administrativ në masën 5.000.000 (pesë milion) lekë, sipas nenit 173, pika 9, të ligjit 10019, datë 29.12.2008 “Kodi Zgjedhor i Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar” për subjektin zgjedhor Partia Socialiste e Shqipërisë”, thuhet në njoftimin e KAS.

“Komisioneri ka kërkuar vendosjen e sanksionit administrativ ndaj subjektit zgjedhor Partia Socialiste e Shqipërisë për tejkalim të kufirit maksimal të shpenzimeve. KAS-i çmon se kërkesa e Komisionerit duhet të pranohet dhe ndaj subjektit të vendoset sanksioni në masën 5 (pesë) milion lekë, për shkak se është vlerë më e lartë se sa diferenca midis vlerës së shpenzuar dhe vlerës maksimale të lejuar”, vijon më tej njoftimi

S'KA KOMENTE