GJKKO dënon me 1 vit e 4 muaj burg ish-drejtorin e burgut...

GJKKO dënon me 1 vit e 4 muaj burg ish-drejtorin e burgut të Lushnjës

224
SHPËRNDAJE

Gjykata e Posaçme kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar ka dënuar me dy vite burg ish- drejtorin e burgut të Lushnjës Judmir Shurdhi. Ai ishte shpallur fajtor për akuzën e shpërdorimit të detyrës dhe për shkak të gjykimit të shkurtuar do të kryejë 1 vit e 4 muaj burg. Ish drejtori i burgut u arrestua në korrik të vitit 2019 se bashku me 5 punonjes të tjerë për tenderin e transportit të punonjësve.

GJKKO ka shpallur fajtor edhe Krenar Gozhinën, për kryerjen e veprës penale të “Shkeljes së barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike” në bashkëpunim (per tenderin e vitit 2018 per sherbimin e transportit te punonjesve). Kozhina është dënuar me katër muaj burgim.

Me tre muaj burg u dënua e Miranda Idrizi. Për Erion Çelën është caktuar shërbim prove, kurse për Xhejsika Kajën është vendosur detyrim për të kryer punë me interes publik prej 60 orësh.

Kujtojmë se në dhjetor të vitit të shkuar SPAK mbylli hetimet dhe dërgoi për gjykim dosjen kundër ish-drejtorit të burgut të Lushnjes dhe pesë personave të tjerë, zyrtarë të akuzuar për shkelje të barazisë në tendera.

S'KA KOMENTE