Gjendet trupi i pajetë i një shqiptari në një makinë të djegur

Gjendet trupi i pajetë i një shqiptari në një makinë të djegur

5881
SHPËRNDAJE

Trupi i pajetë i një shqiptari nga Kosova është gjetur brenda një makine të djegur në zonën e Brescia në Itali nga forcat e policisë.

Sipas medieve italiane, viktima mendohet të jetë vrarë në një vend tjetër dhe më pas është transportuar me makinë, të cilës i është vënë flaka për të humbur gjurmët.

Policia ka indentifikuar viktimën, por ende nuk bën me dije emrin. Sipas hetimeve vrasja mund të ketë ndodhur si pasojë e prishjes së pazareve të drogës.

Ndërsa makina e djegur i përkiste një shtetasi, i cili disa orë pas ngjarjes e kishte deklaruar atë të vjedhur.

S'KA KOMENTE