Gjenden pajetë dy persona në një banesë, njëri dyshohet se është vetëvarur

Gjenden pajetë dy persona në një banesë, njëri dyshohet se është vetëvarur

1764
SHPËRNDAJE


Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së hënës në Tiranë. Bëhet e ditur se në vendin e quajtur “Nënstacioni I Selitës”, një qytetar me iniciale M. M. ka gjetur në banesë pa shenja jete gjyshërit e tij.

Dyshohet se 80-vjeçari është vetëvarur, kurse bashkëshortja e tij po 80 vjeç është gjetur pa ndjenja.  Më pas, stafi i ambulancës ka konfirmuar se kanë ndërruar jetë të dy.

Informacion i Policise

Më datë 20.06.2022, në vendin e quajtur “Nënstacioni I Selitës”, është marrë njoftim se shtetasi M. M., ka gjetur në banesë pa shenja jete shtetasin S. M., 80 vjeç, dhe A. M., 80 vjeç (gjyshërit).
Shtetasi S. M. dyshohet se është vetëvarur ndërsa shtetasja A. M., është gjetur pa ndjenja.

Stafi i ambulancës ka konfirmuar se kanë ndërruar jetë të dy.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

S'KA KOMENTE