Gazetaret proteste para Kryeministrise/Çipa: Rama nuk mund të na diktojë

Gazetaret proteste para Kryeministrise/Çipa: Rama nuk mund të na diktojë

132
SHPËRNDAJE

Gazetarë dhe reporterë janë mbledhur ditën e sotme para ndërtestës së kryeministrisë, ku kanë mbajtur protestën e tyre lidhur përjashtimin e gazetarit Klevi Muka nga Konferencat qeveritare deri në muajin tetor. 

Në një deklaratë për mediat, kreu i unionit të gazetarëve, Aleksandër Çipa u shpreh se do të kërkonin një shkresë zyrtare nga kryeministria përsa i përket përjashtimit të gazetarëve dhe në rast të një mos-tërheqje nga ana e kryeministrit, atëherë u sugjerohej gazetarëve që të bojkotonin konferencat.

Kreu i Unionit të Gazetarëve, Aleksandër Çipa:Ne kërkojmë që të gjithë reporterët të bashkohen në një solidaritet më të shtuar në mbrojtje të solidaritetit tonë. Nuk është kryeministri autoriteti që mund t’u diktojë gazetarëve se cilën pyetje bëjnë,. Detyra jonë është të bëjmë pyetje, detyra e tyre është të përgjigjen specifikisht ndaj pyetjeve që bëjmë.

Çipa: Ne duhet të jemi pak më institucionalë sesa sjelljet e kryeministrit. Ne do paraqesim një kërkesë zyrtare për të zbardhur shkresën zyrtare ku përjashtohen dy reporterët nga e drejta për të qenë prezentë në konferencat për shtyp. Nëse e marrim këtë dokument, presim reagimin nga komisioneri publik i cili duhet të reagojë sepse jemi para një precedenti që nuk ka ndodhur më parë. Unë do u rekomandoja kolegëve të shikonin mundësinë për bokotimin e konferencave, në mënyrë për të ngritur integritetin publik të gazetarëve.

S'KA KOMENTE