Gazeta belge kritika qeverisë shqiptare per lirimin nga burgu te Safet Bajrit

Gazeta belge kritika qeverisë shqiptare per lirimin nga burgu te Safet Bajrit

102
SHPËRNDAJE

Sefet Bajri, 38-vjeçari që u dënua me 22 vite burg në Belgjikë, është liruar pas 6 viteve heqje lirie në Shqipëri.

Bajri cilësohej si gangsteri më i kërkuar në Belgjikë, pasi akuzohet për tregtim droge dhe shfrytëzim prostitucioni. Ai u detyrua ta vuante dënimin në Shqipëri, sepse ishte dëbuar nga Brukseli.

Gazeta belge “Nieuwsblad” ka kritikuar vendimin nga pala shqiptare për lirimin e tij, pa shlyer detyrimet. Kujtojmë që pas daljes së tij nga burgu, Atdhe Xharavina, një figurë publike shqiptare ka shpërndarë disa foto të të dyve në kanalin e tij TikTok të premten e kaluar nga Shkodra.

Mediat belge shkruajnë se Bajri bëri bujë në Belgjikë dhe se emri i tij ishte në listën e më të kërkuarve nga Policia Federale.

E shkuara e Bajrit në Belgjikë

Safet Bajri ose Safet Rustemi, siç e quanin në Belgjikë, ishte kreu i një klani mafioz që e drejtonte me tre vëllezër. Së bashku ata morën pushtetin në botën e krimit të Brukselit në vitin 2014.

Mbi ta rëndojnë akuzat për shfrytëzim prostitucioni, vjedhje dhe tregtim të lëndëve narkotike. Po ashtu shkruhet se kushdo që dilte para rrugës së tyre, ekzekutohej, si në rastin kur u vranë dy shqiptarë rivalë.

Bajri u arrestua nga policia e Brukselit dhe më 25 janar 2017, ku u dënua me 9 vjet burg.

Zhdukja e tij

Por në verën e vitit 2018 ai u zhduk sërish. “Qeveria shqiptare na zhgënjeu”, ka shkruar media belge, teksa ka vijuar se ‘ iu deshën muaj që Ministri i Drejtësisë, Koen Geens të dërgonte një kopje të vendimit belg në Shqipëri në shtator 2018, duke i lejuar ata të arrestonin Bajrin.”

Bashkëpunimi i dy vendeve

Të dy vendet ranë dakord që Bajri ta vuante dënimin në Shqipëri. Gjykata e Fierit vendosi muajin e kaluar se, Bajri ka kryer tashmë dy të tretat e dënimit të tij nëntëvjeçar dhe ka të drejtë për lirim me kusht sipas ligjit shqiptar.

Mirëpo, Bajri u ndëshkua shumë më rëndë. Bajri u dënua edhe dy herë në vitin 2018 për trafik kokaine, me 8 vjet e 5 vjet. “A ka harruar Belgjika t’ua raportojë këtë shqiptarëve?”, shkruhet në artikull.

S'KA KOMENTE