Futbollisti fierak,Realdo Fili rrëfen Ukrainën: Më shumë luftë ka në Shqipëri

Futbollisti fierak,Realdo Fili rrëfen Ukrainën: Më shumë luftë ka në Shqipëri

601
SHPËRNDAJE

Në kohën e luftës, një shqiptar zgjedh të vazhdojë karrierën në Ukrainë. Bëhet fjalë për Realdo Filin, i cili u transferua te Çernomorets Odesa. Sulmuesi 26-vjeçar tregon impaktin e parë me realitetin e ri, ku me batutë pohon se më tepër luftë ka në Shqipëri.

“Jam i surprizuar nga situata që kam gjetur sepse jo vetëm që është shumë qetë, por që nuk ka fare shenja të luftës, ashtu siç është raportuar nëpër medie. Madje, më shumë luftë ka në Shqipëri sesa këtu, mesa unë kam parë. Fillimisht isha skeptik për të ardhur këtu pasi kemi dëgjuar dhe parë shumë gjëra, por këtu situata është ndryshe, është qetë”, rrëfen për A2 CNN Realdo Fili.

Fili pohoi se jeta në Odesa vijon normalisht, madje shenjat e luftës nuk ndihen.

“Kam dal në qytet dhe jeta vazhdon normalisht. Njerëzit shkojnë në punë, në plazhe, lokalet janë të populluara. Nuk e di për qytetet e tjera. Di të them që çdo gjë duket normale”, thotë Fili. Në fund, ai tregoi edhe për udhëtimin në qytetin që njihet si Perla e Detit të Zi. “Isha i detyruar të fluturoja nga Tirana në Itali, më pas në Moldavi, atje më pritën drejtuesit e klubit. Nuk është diçka e jashtëzakonshme, kontroll normal, pyetje. Ndërkohë të thotë që nuk mund të lëvizësh pas orës 11. Ishte kontroll normal pasaporte”, tregoi futbolli Realdo Fili.

https://www.instagram.com/p/ChFFpNVqlQ2/?igshid=YmMyMTA2M2Y=

S'KA KOMENTE