Furnizohemi me peshk nga Ekuadori dhe Greqia

Furnizohemi me peshk nga Ekuadori dhe Greqia

148
SHPËRNDAJE

Shqipëria është një vend me vijë bregdetare shumë të gjerë, por pavarësisht kësaj importi i peshkut dhe produkteve të detit është në nivele të larta.  Referuar të dhënave zyrtare të tregtisë së jashtme të publikuara nga INSTAT dhe të analizuara nga SCAN TV, rezulton se vetëm në muajin  Mars, importi i peshkut dhe produkteve të detit regjistrohet në vlerën e 8.5 milionë eurove.

Ndërsa në sasi, rezultojnë se në muajin Mars janë blerë nga jashtë kufijve të Shqipërisë rreth 1890 ton peshk dhe produkte të tjera deti. Një pjesë e këtyre produkteve kryesisht açuge, kthehen sërish në eksport në formë të përpunuar, duke u shitur kryesisht në tregun evropian. Por cilat janë shtetet kryesore që furnizojnë Shqipërinë me peshk dhe produkte detit?

Harta nga ku blejmë është e njëjtë si ne sasi ashtu edhe në vlerë, por nëse do ti referohemi vlerës së importeve, në vendin e parë listohet Ekuadori, ndaj të cilit kemi paguar 1.1 milionë euro. Në vendin e dytë renditet Greqia, shtet nga i cili kemi importuar 1 milionë euro produkte  në muajin Mars, e ndjekur nga Italia me 936 mijë euro, Spanja me 774 mijë euro, dhe Kanadaja e Danimarka me rreth 773 mijë euro secila.  Ndërsa harta totale  e furnizimit është me 20 shtete, ku nga vendet e tjera marrim sasi më të ulat dhe lista mbyllet me Gjermaninë.

Importi i peshkut dhe produkteve të detit Mars 2023

Në vlerë 8.5 milionë euro

Në sasi   1890 ton

Lista e vendeve nga ku importojmë peshk

Ekuadori  1.1 milionë euro

Greqia      1 milion euro

Italia         936 mijë euro

Spanja      774 mijë euro

Kanadaja   773 mijë euro

SCAN

S'KA KOMENTE