Fundoset varka në Kanalin Anglez, dyshohet për emigrantë të vdekur, nis operacion...

Fundoset varka në Kanalin Anglez, dyshohet për emigrantë të vdekur, nis operacion i madh kërkim-shpëtimi

100
SHPËRNDAJE

Një incident i madh ka ndodhur në Kanalin Anglez, ku një varkë e vogël me emigrantë është përmbytur.

Një operacion shpëtimi ka nisur dhe janë përshirë dy helikopterë kërkim-shpëtimi, varka shpëtimi RNLI dhe varka të tjera të marinës britanike dhe franceze. Operacioni i shpëtimit mësohet se është duke u zhvilluar në brigjet e Kentit, pranë Dungeness.

Sipas mediave britanike, raportet e para për një varkë të dëmtuar kanë ardhur rreth orës 04:00 të mëngjesit

Ne jemi në dijeni të një incidenti në ujërat e Mbretërisë së Bashkuar dhe të gjitha agjencitë përkatëse po mbështesin një përgjigje të koordinuar. Detaje të mëtejshme do të jepen në kohën e duhur”, tha një zëdhënës i qeverisë britanike.

Incidenti vjen vetëm disa orë pasi kryeministri Rishi Sunak premtoi të sjellë ligje të reja për të trajtuar imigracionin e paligjshëm, ndër të cilat përfshihej një marrëveshje me qeverinë shqiptare për qytetarët shqiptarë që tentojnë të kalojnë në mënyrë të paligjshme Kanalin Anglez.

S'KA KOMENTE