Frike nga perhapja e luftes!Franca do të nisë avionë dhe aeroplanëmbajtesen në...

Frike nga perhapja e luftes!Franca do të nisë avionë dhe aeroplanëmbajtesen në Ballkan

298
SHPËRNDAJE

Pas shpërthimit të luftës Rusi-Ukrainë, Franca planifikon të nisë fluturimet stërvitore me avion të shpejtë mbi Bosnje-Hercegovinë, deklaruan forcat Paqeruajtëse të Bashkimit Evropian në Bosnje.

“Aeroplanmbajtësja Charles de Gaulle aktualisht po kryen trajnime operacionale në Detin Mesdhe. Nga e hëna e 7 marsit, avioni Rafale do të kryejë fluturime në Ballkanin Perëndimor, përfshirë Bosnje-Hercegovinën,” tha Eufor, forcat Paqeruajtëse të Bashkimit Evropian në Bosnje.

Kjo masë vjen pasi Bashkimi Evropian javën e kaluar njoftoi se po shtonte forcat e saj Eufor nga 600 në 1100 për të parandaluar paqëndrueshmërinë e mundshme pas pushtimit rus të Ukrainës.

Bosnje-Hercegovina po përballet me një lëvizje separatiste serbe të Bosnjës gjithnjë e më shumë, e cila kuptohet se ka marrë mbështetje nga Moska, raporton agjencia e lajmeve. Ashtu si Ukraina, Bosnje-Hercegovina pjej kohësh ka shprehur kërkesën për tu bashkuar me NATO-n, shkruan The Guardian.

S'KA KOMENTE