Ngjarja ne Vlore ,ku dy efektivë policie jane sulmuar me arme ,ka “ngritur ne kembe” policine e shtetit duke perforcuar sherbimet dhe shtuar kontrollet ne akset kryesore rrugore.Forca të shumta policie kane kryer patrullime dhe kontrolle mbrëmjen e sotme ne qytetin e Fierit
Uniformat blu dhe forcat “Shqiponja” kanë zbritur në terren duke ndaluar pjesën më të madhe të automjeteve në qarkullim e duke kontrolluar mjetet, drejtuesit e tyre dhe pasagjerët.
Këto kontrolle vijnë pas ngjarjes së ndodhur në Vlorë, ndersa kanë tërhequr vëmendjen e qytetarëve fierakë pasi edhe ne qender te qytetit jane kryer kontrolle fizike te personave te dyshuar
Mësohet se për verifikim janë shoqëruar në komisariatin e Fieri disa automjete dhe drejtuesit e tyre, ndërsa prani e shtuar e policisë është vënë re edhe në hyrje-daljet e qytetit.