Forca të shumta policie “blindojnë” në Lungomaren, ndalohen makinat me xhama të...

Forca të shumta policie “blindojnë” në Lungomaren, ndalohen makinat me xhama të zinj

689
SHPËRNDAJE

Forca të shumta policie kanë zbarkuar mbrëmjen e sotme në Vlorë, duke kryer kontrolle të rrepta ndaj makinave me xhama të zinj.

Bëhet me dije se uniformat blu dhe forcat “Shqiponja” kanë zbritur në terren duke ndaluar automjetet në qarkullim, si dhe duke kontrolluar brenda tyre, drejtuesit e tyre dhe pasagjerët. Ky aksion “blic” i Policisë është ndërmarrë një ditë pas ngjarjes së djeshme në Vlorë, ku u qëllua me armë zjarri drejt policëve Anxhelo Breshani dhe Nako Mehmetaj. 

Postoblloku i policisë është ngritur në shëtitoren e Lungomares dhe po ndalohet makinat me qëllim parandalimin e armëmbajtjes pa leje.

S'KA KOMENTE