FNSH në Vlorë, kontrolle në akset nacionale

FNSH në Vlorë, kontrolle në akset nacionale

143
SHPËRNDAJE

Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë kanë zbarkuar mbrëmjen e sotme në Vlorë. Bëhet me dije se janë kryer kontrolle në akset nacionale të qytetit.

Postobllokët policor janë vendosur në hyrje të Vlorës, në rrugën Transballkanike, por edhe në rrugën që të lidh me bregdetin si dhe me fshatrat e qytetit.

Gjithashtu policia ka ndaluar për kontroll të gjitha mjetet luksoze me xhama të zinj. Aksioni blic i FNSH ka për qëllim kapjen e personave në kërkim apo atyre që mbajnë armë dhe mjetet të ftohta

S'KA KOMENTE