Afrimi i festës së Krishtlindjesh ka shtuar fluksin e lëvizjeve në pikën kufitare të Kapshticës.Gjatë 24 orëve të fundit kanë hyrë nga Greqia 3638 emigrantë, ndërsa mbetet i lartë edhe numri i qytetareve që festat do t’i kalojnë në Greqi.
Shtimi i levizjeve nderkufitare eshte shoqeruar me shtim te sporteleve dhe personelit te policise sone kufitare,e cila po punon me 4 sportele ne dalje dhe 3 ne hyrje, duke reduktuar ne pak minuta kohen e kontrollit te udhetareve.
Nga pala greke janë hapur një sportel ne hyrje dhe një tjetër ne dalje nga territori i saj. Autoritetet e Kufirit presin qe fluksi i emigranteve qe kthehen ne atdhe për festa te jete i larte edhe gjate fundjavës.