Flet babai i 23-vjeçares shqiptare që vdiq në Larisa

Flet babai i 23-vjeçares shqiptare që vdiq në Larisa

456
SHPËRNDAJE

Sotir Miçka, babai i 23-vjeçares Elena Miçka, e cila mbeti viktimë e tragjedisë hekurudhore në Larisa të Greqisë, ka përshkruar tmerrin që po përjeton pas humbjes së vajzës.

Për mediat greke, Sotiri është shprehur se askush nuk u ka shkuar për ndihmë, madje as një psikolog, teksa shtoi se ngjarja e rëndë po përjetohet shumë keq nga e ëma dhe motra e Elenës.

“Kanë kaluar orë e ditë dhe unë jam më mirë. Problemin më të madh e ka nëna e saj dhe vajza ime tjetër. Asnjë psikolog. Asgjë, askush. Të vetmit që na ndihmuan dhe i falënderojmë shumë, ishin disa zonja psikologe, kur shkuam për të marrë trupin”, tha ai.

Sipas Sotirit, faji për këtë tragjedi është e dikujt dhe duhet të mbajë përgjëgjësi.

“Kam dëgjuar shumë, disa të vërteta, disa gënjeshtra. Po mundohem t’i sqaroj. Patjetër që ishte faji i dikujt. Por gabimi njerëzor mund të rregullohej. Unë nuk kam celular, nuk kam dua të flas me këdo, personalisht askush nuk më ka kërkuar të them asgjë”, theksoi ai.

S'KA KOMENTE