Fitoi titullin e nënkampionit të botës në artet marciale, fieraku sot shet...

Fitoi titullin e nënkampionit të botës në artet marciale, fieraku sot shet fiq për të mbijetuar

6213
SHPËRNDAJE

Albert Mahmutaj është një sportist shqiptar që ka arritur të fitojë çmimin e nënkampionit të botës në artet marciale në Tokyo të Japonisë, në vitin 2005.

Por edhe pas kësaj arritjeje të madhe, ai nuk ka marrë asnjë shpërblim nga shteti shqiptar, duke vijuar për 17 vite rresht të sorollatet sa në një zyrë në tjetrën.

Shumë i kanë premtuar Mahmutajt, por asnjë prej qeverive dhe pushtetarëve nuk e ka mbajtur fjalën dhe t’i japë atij atë që i takon. Kjo e ka detyruar Mahmutajn që të shesë fiq, dardhë dhe nektarina për të mbijetuar.

“Quhem Albert Mahmutaj, kam mbaruar në artet marciale për Shqipërinë në Tokio të Japonisë, ku kam fituar vendin e dytë në kampionatin botëror. Prej 17 vitesh unë nuk kam marrë asnjë vlerë monetare. Federata quhej Federatë Botërore, unë fitova vendin e dytë dhe më pritën në aeroport. Por nuk kam marrë asnjë vlerë monetare veç 135 certifikatave të ndryshme. Kam kërkuar të takoj kryeministrin Sali Berisha dhe pasi ai u njoh me këtë rast, kërkoi që të përgatitej një projekt brenda datës 15.06.2006 që do të përgatiste një fond për mua, Albert Mahmutajn.

Por unë nuk kam marrë asnjë mbështetje financiare. Me kryeministrin Rama jam takuar në vitin 2007 ku vinte bënte fushata dhe më premtoi se me ardhjen e tij në pushtet do të merrja atë që më takonte, por unë deri më tani nuk kam marrë asgjë. Çmimi që kam marrë unë në këtë kampionat botëror është vetëm kjo medalje dhe unë jam nga të vetmit që kam përfaqësuar Shqipërinë në artet marcile në Japoni”, është shprehur Mahmutaj për News24.

Ai ka shtuar se ka takuar më pas sërish kryeministrin Edi Rama në Kryeministri, ku ka marrë premtime prej tij, por asgjë konkrete.“Unë kam vajtur në Kryeministri, e kisha edhe nusen shtatëzanë, atëherë dhe nxorën një urdhër nga platforma e Bashkëqeverisjes, por ende nuk kam marrë asnjë përgjigje. Pra prej 17 vitesh unë nuk kam marrë asnjë lekë”, shtoi Mahmutaj.

“Unë kam vajtur në Kryeministri, e kisha edhe nusen shtatëzanë, atëherë dhe nxorën një urdhër nga platforma e Bashkëqeverisjes, por ende nuk kam marrë asnjë përgjigje. Pra prej 17 vitesh unë nuk kam marrë asnjë lekë”, shtoi Mahmutaj.

Në një përgjigje që i ka kthyer letrave të tij Agjencia për Dialog dhe Bashkëqeverisje, thuhet se kompeticioni ku ka marrë pjesë Alberti, nuk është një kampionat i mirëfilltë botëror, kështu që sipas tyre nuk meriton shpërblim.

Alberti ka treguar se ka pasur edhe oferta për të përfaqësuar Greqinë në këtë sport, në kompeticione ndërkombëtare, por sipas tij, ai nuk ka pranuar për hir të atdhetarisë.

Por shton, se nëse do ta kthente kohën pas, duke parë edhe këtë mosvlerësim nga institucionet shqiptare, ai do të kishte vendosur të garonte duke përfaqësuar një tjetër shtet.
“Unë kam jetuar për një kohë të gjatë emigrant në Greqi dhe atje me kanë kërkuar që të përfaqësoj shtetin grek, por unë nga atdhetaria nuk kam pranuar, duke vendosur të garoj për Shqipërinë. Do kisha garuar për një shtet tjetër, pasi të stërvitesh gjithë jetën dhe të mos shpërblehesh nuk ja vlen”, tha Mahmutaj.

Alberti ka katër fëmijë, të cilët punojnë së bashku me të për të nxjerrë “bukën e gojës”.

“Unë ngrihem në orën 4 të mëngjesit dhe marr fëmijët me vete në makinë, më pas dal për të shitur. Ndonjëherë më ndihmojnë edhe fëmijët. Jetesa për mua është e vështirë dhe unë nuk e kam dashur kurrë këtë jetesë për fëmijët. Më parë kam qenë trajner i Karatesë në Fier, ku kam pasur një pagë tejet qesharake. Në familje jemi 7 pjesëtarë, ku më e vogla është 1 vjeç e gjysmë, kurse fëmija i madh është 10 vjeç.

nenkampioni i botes-arlberti1

Para pak ditës pashë një biznesmen të njohur dhe tentova ta shmangja se më erdhi rëndë, por pasi u përballa me të, ai u çudit duke u shprehur “po ti çne që shet fruta”, pasi një sportist të përfundojë duke shitur fruta vetëm këtu ndodh. Kërkoj nga shteti shqiptar mbështetje dhe të mos ketë seleksionime për sportet e ndryshme”, përfundoi Mahmutaj.

Duket se shpresa për Albertin që të përfitojë diçka për arritjen e tij të madhe në kompeticionin e Tokyos, është zbehur, pasi vitet kanë kaluar dhe qeveria nuk është e interesuar të mbështesë sportistët, aq më tepër dikë që ka garuar në një periudhë të mëparshme.

S'KA KOMENTE