Firmoset kontrata 6 mln dollarë/ Dy satelitë “Albania 1” dhe “Albania 2”...

Firmoset kontrata 6 mln dollarë/ Dy satelitë “Albania 1” dhe “Albania 2” në hapësirë për 3 vjet

76
SHPËRNDAJE

Nënshkruhet Kontrata e Shërbimit Satelitor në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë për monitorimin me teknologji të avancuar të territorit të Republikës së Shqipërisë ndërmjet Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile dhe Operatorit “Satellogic USA Inc”

Kontrata ka vlerën e 6 mln dollarëve dhe konsiston në përdorimin ekskluziv të dy satelitëve për një periudhë 3 vjeçare për monitorimin e territorit të Shqipërisë, zhvillimin e kapaciteteve teknike, profesionale për përdorimin e shërbimit satelitor dhe përpunimin e informacionit gjeohapësinor dhe ofrimin e produkteve të imazherisë.Shqipëria do të ketë akses prioritar të dedikuar në dy nga satelitë të dedikuar që do i bashkohen flotës satelogjik në lëshimin e ardhshëm me “Space X” që do të quhet “Albania 1” dhe “Albania 2”. Do u shërbejë institucioneve marrjen e imazheve satelitore me rezolucion shumë të lartë.

S'KA KOMENTE