FIER:I vuri zjarrin një sipërfaqeje toke me ullinj, procedohet penalisht 66-vjeçari.

FIER:I vuri zjarrin një sipërfaqeje toke me ullinj, procedohet penalisht 66-vjeçari.

2594
SHPËRNDAJE

Fier

I vuri zjarrin një sipërfaqeje toke me ullinj, procedohet penalisht 66-vjeçari.

Në vijim të punës hetimore për zbulimin dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të autorëve të zjarrvënieve të qëllimshme apo nga pakujdesia, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin M. K., 66 vjeç, banues në Patos Fshat, pasi në vendin e quajtur “Shkëmbi i Çoçit”, ka ndezur zjarr për djegien e barërave në tokën e tij dhe si pasojë e përhapjes së flakëve është djegur një sipërfaqe toke rreth 2 dynym, me pemë ulliri.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Drejtoria Vendore e Policisë Fier apelon për të gjithë banorët, që në asnjë rast mos shkaktojnë zjarrvënie, sepse do të përballen me ligjin. Policia fton qytetarët që të denoncojnë në numrin 112 dhe në Komisariatin Dixhital, çdo rast të zjarrvënies apo të paligjshmërisë në tërësi, duke iu garantuar anonimatin dhe reagim të shpejtë e të paanshëm nga strukturat policore.

S'KA KOMENTE