FIER/ Vrau bashkëshorten 2 vite më parë, burg përjetë Elton Metajt

FIER/ Vrau bashkëshorten 2 vite më parë, burg përjetë Elton Metajt

369
SHPËRNDAJE

 Elton Bengaj ,autori i vrasjes se ish-bashkëshortes se tij është deklaruar fajtor nga

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Fier, e cila e dënoi atë me burgim të përjetshëm dhe vuajtja e dënimit do të bëhet në një burg të sigurisë së lartë.
Vendimi është dhëne pasditen e kësaj të enjtej

në Gjykatën e Fierit në mungese të autorit nga trupi gjykues i kryesuar nga gjyqtare Sonila Hoxhaj, Taulant Banushi, Miranda Noka ndërsa Prokuror i çështjes ka qene Ervisa Hyka.

Ngjarja

Mbrëmjen e datës 10.09.2021, ish-bashkëshorti Elton Bengaj ka hyrë në banesën e prindërve të ish-bashkëshortes me një armë zjarri kallashnikov në dorë. Pas kërkesës së Sabrinës për t’u sqaruar jashtë banesës, për të mos shqetësuar familjarët, i pandehuri Elton Bengaj e ka qëlluar disa herë me armë pas shpine ish-bashkëshorten (për të cilën ishte nxjerrë një urdhër mbrojtje nga Gjykata) dhe është larguar me motor me shpejtësi, ku është kapur më pas nga policia pas kërkesës së të atit të tij dhe policisë për t’u dorëzuar.

S'KA KOMENTE