Fier
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal për veprën penale “Shkatërrimi i pronës”, për shtetasin E. K., 56 vjeç, banues në Kraps, pasi dyshohet se, gjatë natës, ka qëlluar me armë gjahu në drejtim të qendrës shëndetësore të fshatit Kraps.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.