Fier/Procedohet penalisht 39-vjeçari/Iu gjetën në automjet 21 390 euro, 1 637 000...

Fier/Procedohet penalisht 39-vjeçari/Iu gjetën në automjet 21 390 euro, 1 637 000 lekë të rinj dhe 185 dollarë, të dyshuara të përfituara nga veprimtari kriminale

3864
SHPËRNDAJE

Fier / Evidentohen dhe goditen brenda pak ditëve, 2 raste të lëvizjes së shtetasve me shuma të konsiderueshme parash të dyshuara të përfituara nga veprimtaritë kriminale.

Iu gjetën në automjet 21 390 euro, 1 637 000 lekë të rinj dhe 185 dollarë, të dyshuara të përfituara nga veprimtari kriminale, procedohet penalisht 39-vjeçari.

Në vijim të punës për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e krimit ekonomik, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative, u ndalua në qytetin e Fierit, automjeti tip “Audi”, me drejtues shtetasin K. D.

Gjatë kontrollit në këtë automjet, u gjetën 21 390 euro, 1 637 000 lekë të rinj dhe 185 dollarë, për të cilat 39-vjeçari nuk kishte dokumentacion që vërteton burimin e ligjshëm të tyre dhe për të cilat dyshohet se janë përfituar nga aktivitete kriminale.

Në vijim të veprimeve për këtë rast, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar të DVP Fier referuan materialet dhe nisi procedimi penal për shtetasin K. D., 39 vjeç, banues në Vlorë, për veprën penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan shumat e parave, 1 aparat celular dhe automjeti me të cilin lëvizte ky shtetas.

Vijon puna për dokumentimin e plotë ligjor të burimit të të ardhurave të shtetasit K. D., si dhe nëse ky shtetas është i implikuar në veprimtari kriminale.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprime të mëtejshme.

S'KA KOMENTE