FIER/Prangosen 2 shtetas, procedohen penalisht 2 të tjerë, për vepra të ndryshme...

FIER/Prangosen 2 shtetas, procedohen penalisht 2 të tjerë, për vepra të ndryshme penale.

279
SHPËRNDAJE

Fier/Vihen në pranga 2 shtetas, procedohen penalisht 2 të tjerë, për vepra të ndryshme penale.

Në lidhje me një video të postuar në rrjetet sociale, në të cilën shfaqet një shtetase, dyshohet e dhunuar, ju bëjmë me dije se:

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier arrestuan në flagrancë, për veprën penale “Dhuna në familje”, shtetasin V. T., 46 vjeç, djali i shtetases M. T. (e cila shfaqet në video), pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj kësaj shtetaseje.

Gjithashtu, në vijim të veprimeve për këtë rast, u referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasen M. T., 69 vjeçe, për veprën penale “Vetëgjyqësia”, pasi dyshohet se kjo shtetase, me vetëgjyqësi, nuk pranon të lirojë banesën në pronësi të djalit të saj, shtetasit V. T.

Në vijim të informacionit paraprak të dhënë ditën e djeshme, sipas të cilit në ambientet e jashtme të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier, u konfliktuan dhe u goditën me grushte, shtetasit J. V., 70 vjeç, I. V., 32 vjeç dhe E. S., 37 vjeç (37-vjeçari me profesion avokat), ju bëjmë me dije se:

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier arrestuan, për veprën penale “Kundërshtimi dhe goditja e gjyqtarit”, shtetasin I. V., 32 vjeç, si dhe referuan materialet e nisi procedimi në gjendje të lirë, për shtetasin J. V., 70 vjeç, pasi kanë ushtruar dhunë fizike ndaj shtetasit E. S., 37 vjeç (me profesion avokat).

Po nga këta specialistë u referuan materialet në Prokurori dhe u shpall në kërkim shtetasi E. K., 31 vjeç, banues në Krujë, pasi dyshohet se nëpërmjet mashtrimit, i ka marrë një automjet, një shtetaseje, dhe nuk ja ka kthyer më.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

S'KA KOMENTE